Nga intervista e Arbër Hoxhës te java e 22-të e Superiores, gjithçka që u diskutua në “Shtëpinë e Futbollit”

Nga intervista e Arbër Hoxhës te java e 22-të e Superiores, gjithçka që u diskutua në “Shtëpinë e Futbollit”

Në FSHF TV u transmetua sot drejtpërdrejt emisioni i 16-të i “Në Shtëpinë e Futbollit”, nën moderimin e Lenida Halilaj. Të ftuar në studio ishin anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF, Anila Basha, si edhe Drejtori Teknik i SHRF Tiranë, Igli Mumajesi. Pjesa e parë e emisionit iu kushtua paraqitjeve të legjionarëve të Kombëtares shqiptare. Në studio u komentuan zhvillimet e fundit, përfshirë transferimin e Kristjan Asllanit te Beşiktaş dhe rikthimin e Rey Manajt te Sivasspor. U analizua gjithashtu forma e mirë e disa futbollistëve kuqezi, si Ernest Muçi, i cili ishte protagonist me Trabzonspor në Kupën e Turqisë me një gol dhe një asist në fitoren 3-0, Taulant Seferi që realizoi golin e tij të 12-të sezonal në kampionat me Bodrumspor, si edhe asistimi...