Nga heronj në zhgënjim; notat e kuqezinjve tregojnë gjithçka pas humbjes ndaj Polonisë

Nga heronj në zhgënjim; notat e kuqezinjve tregojnë gjithçka pas humbjes ndaj Polonisë

Humbja 2-1 ndaj Polonisë nuk la vetëm zhgënjim në rezultat, por edhe një pasqyrë të qartë të performancës individuale të kuqezinjve, të reflektuar në notat e publikuara nga “SofaScore”. Mes dritë-hijeve, disa lojtarë spikatën, ndërsa të tjerë mbetën poshtë pritshmërive në një ndeshje ku Shqipëria lunate për të hyrë në histori. Sipas vlerësimeve të sajtit të njohur ndërkombëtar të statistikave, cituar më sipër, më të mirët në fushë për Shqipërinë ishin Arbër Hoxha, autori i golit, dhe Juljan Shehu, të dy me notën 7.3, duke qenë motorët kryesorë të ekipit në një sfidë të luftuar deri në fund. Menjëherë pas tyre renditet Elseid Hysaj me 7.2, ndërsa Qazim Laçi plotëson katërshen më të mirë me notën 7.0. Në një nivel të qëndrueshëm, por jo vendimtar,...