Nga “Futbolli për Kombin” te “Vision to Victory”, fjala e plotë e Presidentit Duka në prezantimin e strategjisë 2026-2030

Nga “Futbolli për Kombin” te “Vision to Victory”, fjala e plotë e Presidentit Duka në prezantimin e strategjisë 2026-2030

Në prezantimin e strategjisë “Vision to Victory”, Presidenti Armand Duka, mbajti një fjalim të plotë ku prezantoi vizionin, objektivat dhe prioritetet kryesore për zhvillimin e futbollit shqiptar në katër vitet e ardhshme. Duke reflektuar mbi ciklin e mëparshëm strategjik dhe sfidat përpara, Presidenti Duka theksoi se rreth 95% e objektivave të strategjisë “Futbolli për Kombin 2022-2025” janë realizuar ose ndodhen në fazë të avancuar zbatimi, duke e cilësuar këtë periudhë si një bazë të fortë për ndërtimin e hapit të radhës. Në vijim, kreu i FSHF-së nënvizoi se strategjia e re “Vision to Victory 2026–2030” është ndërtuar për të qenë e matshme, e zbatueshme dhe e lidhur drejtpërdrejt me realitetin e futbollit shqiptar, duke vendosur objektiva të qarta për pjesëmarrjen, performancën, infrastrukturën, edukimin dhe qeverisjen....