Nga formati i ri i Nations League & eliminatoret e Europianit e deri te tribunat në këmbë. UEFA miraton ndryshimet e reja
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mbajti këtë të mërkurë mbledhjen e radhës në Stamboll të Turqisë, ku u morën disa vendime të rëndësishme lidhur me zhvillimin e futbollit europian në vitet e ardhshme. Një nga vendimet kryesore ishte miratimi në parim i formatit të ri për kompeticionet e kombëtareve europiane që do të zbatohet pas UEFA Euro 2028. UEFA Nations League 2028/2029 do të kalojë nga katër në tre liga me nga 18 skuadra. Çdo ligë do të përbëhet nga tre grupe me nga gjashtë ekipe që do të luajnë gjashtë ndeshje kundër pesë kundërshtarëve të ndryshëm. Me pjesëmarrjen e 55 ekipeve, Liga C do të ketë një grup me 7 skuadra. Edhe eliminatoret europiane do të kenë një strukturë me nivele: Liga 1, e përbërë...
Burimi:
telesport.al