Nga fillimet e vështira te Barça dhe triumfi në Botërorin e Katarit, rrëfehet Leo Messi
Lionel Messi rikujtoi fillimet e tij te Barcelona, ku mbërriti në vitin 2000, vetëm 13 vjeç, dhe përjetoi vështirësi të mëdha në start: “Qëndrova 6 muaj pa luajtur për shkak të dokumenteve dhe kur luajta ndeshjen e parë u dëmtova në tibie, duke qëndruar 3 muaj jashtë”. Pas këtij fillimi të vështirë, rritja e tij ishte e shpejtë, deri te debutimi me ekipin e parë në tetor 2004 kundër Espanyol. Messi foli edhe për Botërorin “Katar 2022”, duke theksuar se ndeshja ndaj Meksikës ndryshoi rrjedhën e turneut për Argjentinën, pas humbjes 2-1 me Arabinë Saudite: “Shkuam të luanim me frikë, sepse nëse humbnim ishim pothuajse të eliminuar”. Goli i parë ishte momenti kyç: “Pas atij goli u çliruam dhe u rikthyem si në fillim”. Ai...
Burimi:
telesport.al