Nga Erjon Xhafa, Alpin Gallo dhe emra të tjerë të njohur, diplomohen si “Drejtor Teknik Akademie”, FSHF mbyll me sukses edicionin e dytë

Nga Erjon Xhafa, Alpin Gallo dhe emra të tjerë të njohur, diplomohen si “Drejtor Teknik Akademie”, FSHF mbyll me sukses edicionin e dytë

Federata e Futbollit ka përmbyllur me sukses edicionin e dytë të kursit “Drejtor Teknik Akademie”, i cili nisi në qershor të vitit 2025 dhe u mbyll me ceremoninë e diplomimit në “Shtëpinë e Futbollit”. 17 kursantë, emra të njohur të futbollit shqiptar si Erjon Xhafa, Alpin Gallo, Igli Mumajesi, Algert Hurdha etj., e përfunduan me sukses kursin dhe u diplomuan si “Drejtor Teknik Akademie”. Në ceremoni morën pjesë Drejtori Teknik i FSHF, Fulvio Pea, anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Pano Xhixho, specialistë të Departamentit të Edukimit në FSHF, si edhe i ftuari special, Adrian Dedja, Drejtor Teknik i Akademisë KF Teuta. Pasi i uroi suksese të gjithë të diplomuarve, Dedja foli edhe për metodologjinë e punës në akademinë KF Teuta, duke vendosur theksin te edukimi i...