Nga ëndrra për ftesën e Gjermanisë te ajo për të luajtur për Real Madrid dhe Bayern. Brajan Gruda hap “zemrën”
28 Janar 2026 17:40 Telesport Në një intervistë të fundit për “Sky Sport Germany”, sulmuesi me origjinë shqiptare, Brajan Gruda, ka folur edhe njëherë për ëndrrën që ka për të marrë ftesën e Julian Nagelsmann dhe për të luajtur me Gjermaninë në Kupën e Botës 2026. “Nuk kam pasur asnjë kontakt deri më tani me Nagelsmann. E di që performanca ime duhet të jetë në nivelin e duhur, ndaj po përpiqem të jap 100 përqind. Sigurisht, është një ëndërr të luajë me Gjermaninë në Botëror. Do të gënjeja nëse do të thoja se nuk ishte ëndërr. Kush nuk dëshiron të luajë në Kupën e Botës? Kjo është arsyeja pse po jap gjithçka, tani po pres çfarë do të ndodhë.” Gruda foli edhe për interesin e...
Burimi:
telesport.al