Nga Egjipti konfirmojnë, Salah ka marrë oferta zyrtare nga dy skuadrat “big” të Europës
Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah, ka marrë tashmë oferta nga skuadra si Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich, pas njoftimit të tij se do të largohej nga “Anfield” në fund të sezonit. Lajmin e ka konfirmuar një zyrtar i Federatës Egjiptiane të Futbollit gjatë kohës që sulmuesi ka qenë në kombëtare ditët e fundit Salah zbuloi javën e kaluar se do t’i jepte fund karrierës së tij nëntëvjeçare me “reds” këtë verë, pasi ka shënuar 255 gola në të gjitha garat dhe numri i tyre vazhdon të rritet për klubin. 33-vjeçari do të largohet falas nga kampionët e Premier League në qershor dhe shumë besojnë se ai do të transferohet në Saudi Pro League sezonin e ardhshëm. Liverpool hodhi poshtë një ofertë prej 150 milionë funtesh...
Burimi:
telesport.al