Nga analiza e kombëtares e deri tek Abissnet Superiore, ja çfarë u diskutua sot në “Shtëpinë e Futbollit” (video)
Emisioni i 24-t i “Në Shtëpinë e Futbollit” u transmetua sot live në FSHF TV, duke sjellë një analizë të gjerë mbi zhvillimet më të fundit në futbollin shqiptar, me fokus te Kombëtarja, ekipet e moshave dhe kampionati “Abissnet Superiore”. Nën moderimin e Lenida Halilajt, të ftuar në studio ishin ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila dhe gazetari sportiv Elvis Rexha, të cilët diskutuan për paraqitjen e Kombëtares në fazën play-off të Kupës së Botës 2026 dhe ecurinë e ekipit kuqezi në këtë periudhë. Pjesë e emisionit, përmes një lidhjeje live, ishte edhe ish-futbollisti i Kombëtares, Klaus Gjasula, i cili ndau opinionet e tij për ecurinë e Kombëtares në vitet e fundit nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, duke vlerësuar progresin e skuadrës dhe objektivat e arritura....
Burimi:
telesport.al