Neymar mposht shtetin brazilian në gjykatë, anulohet gjoba 2.6 milionë euroshe ndaj tij

Neymar mposht shtetin brazilian në gjykatë, anulohet gjoba 2.6 milionë euroshe ndaj tij

1 Prill 2026 12:53 Alfred Lleshi Një gjykatë në Rio de Janeiro ka anuluar sanksionet mjedisore prej 16 milionë realësh (2.6 milionë euro) të vendosura në vitin 2023 ndaj Neymar nga Bashkia e Mangaratiba, në rajonin Costa Verde, për një rast të ndotjes së dyshuar lidhur me ndërtimin e një liqeni artificial në vilën e tij. Vendimi, i firmosur nga gjyqtari Richard Robert Fairclough, pranoi ankesën e lojtarit dhe shpalli të pavlefshme njoftimet për shkelje të lëshuara nga sekretariati komunal i mjedisit. Neymar kundërshtonte katër gjoba për transformimin e një liqeni dekorativ në pishinë luksoze në pronën e tij. Sipas gjykatësit, nuk u provua se ndërhyrja kishte shkaktuar dëme mjedisore apo se kërkonte autorizim paraprak. Shkeljet ishin pezulluar përkohësisht në vitin 2024. Sipas mbrojtjes, akuzat...