Neymar, i zhgënjyer nga vetja: Jam apo jo i grumbulluar, gjithmonë do ta mbështes Brazilin

Neymar, i zhgënjyer nga vetja: Jam apo jo i grumbulluar, gjithmonë do ta mbështes Brazilin

16 Mars 2026 9:23 Alfred Lleshi Performanca e Neymar në përballjen klasike midis Santos dhe Corinthians, të dielën në “Vila Belmiro”, la përshtypjen se një thirrje e mundshme e kombëtares braziliane për Kupën e Botës së kësaj vere do të varet më shumë nga karriera e tij sesa nga loja në fushë, ku ishte praktikisht “i padukshëm”. Kjo ishte ndeshja e fundit e Neymar para se Carlo Ancelotti të shpallë listën për dy miqësoret kyçe (Kroaci dhe Francë), këtë të hënë. Memphis Depay shënoi për Corinthians në minutën e 19-të, ndërsa Gabriel Barbosa barazoi katër minuta më vonë. Mundësia më e mirë e Neymar ishte një goditje me kokë në pjesën e dytë, që shkoi pak jashtë. Sulmuesi i Santos pati vështirësi në driblim dhe...