Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
“Neve dhe Milanit na kanë bërë një dhuratë, nuk e meritonim të ishim këtu”
18 Dhjetor 2025 14:13 Alfred Lleshi Interi dëshiron të fitojë Superkupën Italiane, por është i vetëdijshëm se ndodhet në Riad falë një formati që, në të kaluarën, nuk do ta lejonte pjesëmarrjen. Në konferencë për shtyp para gjysmëfinales me Bologna, trajneri Chivu tha: “Kemi ambicie për të fituar, formati i ri na lejon të jemi këtu dhe duam ta shfrytëzojmë. Ndoshta nuk e meritonim të ishim këtu; neve dhe Milanit na kanë bërë një dhuratë. Duam ta luajmë deri në fund dhe të mos mendojmë për të kaluarën”. Nga katër skuadrat në Arabinë Saudite, vetëm dy vijnë si fituese: Napoli (kampion i Italisë) dhe Bologna (fitues i Kupës së Italisë). Interi u kualifikua si i dyti në kampionat, ndërsa Milani si finalist humbës i Kupës,...