Nesër mbahet Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore/ Nga zgjedhja e Presidentit & anëtarëve të KE së FSHF, te shqyrtimi…

Nesër mbahet Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore/ Nga zgjedhja e Presidentit & anëtarëve të KE së FSHF, te shqyrtimi…

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF do të mbahet nesër (e hënë, 16 shkurt) në ora 10:00 në ”Shtëpinë e Futbollit”. Në këtë Asamble do të zgjidhet Presidenti i FSHF për një mandat katër-vjeçar dhe 10 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF. Për postin e Presidentit të FSHF, është regjistruar kandidatura e z. Armand Duka, i propozuar nga 33 anëtarë të federatës. Sakaq, sipas asaj që ka konstatuar Komisioni i Verifikimit, për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF janë propozuar 13 emra kandidatësh: Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Armando Cungu, Blendi Fevziu, Edmond Hasanbelli, Envi Hicka, Erind Resuli, Ervin Canollari, Geri Çipi, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu dhe Pano Xhixho. Po ashtu, në Asamblenë e nesërme do të shqyrtohet raporti i veprimtarisë së FSHF-së mes...