Nesër derbi i kryeqytetit, Partizani dominon ndaj Tiranës në përballjet direkte
Derbi i kryeqytetit është gjithmonë një ngjarje e veçantë për futbollin shqiptar, dhe kjo fundjavë nuk do të bëjë përjashtim. Të dielën, në “Air Albania”, në orën 16:30, Partizani dhe Tirana do të përballen në ndeshjen e tyre të 211-të, duke vijuar një histori rivaliteti që daton dekada më parë. Deri më sot, janë luajtur 210 përballje direkte mes dy ekipeve. Partizani ka regjistruar 83 fitore, Tirana ka triumfuar në 62 raste, ndërsa 65 ndeshje kanë përfunduar me barazim. Derbi i radhës vjen në një moment ku të dy ekipet janë të përgatitura për të dhënë maksimumin në fushë. Rivaliteti i gjatë, historia e përballjeve dhe motivimi për tri pikët e rëndësishme e bëjnë këtë ndeshje një nga më të ndjekurat dhe më emocionueset në...
Burimi:
javanews.al