“Nëse luajmë kështu, duhet të jemi të lumtur nëse kualifikohemi për në Conference League“
Dominik Szoboszlai thotë se Liverpool duhet të jetë i lumtur të kualifikohet për Conference League nëse vazhdon të luajë në këtë mënyrë, deklaratë që vjen pas barazimin të tyre 1-1 me Tottenham në Premier League. “Duhet të zgjohemi. Nëse vazhdojmë kështu, sezonin tjetër duhet të jemi të lumtur nëse luajmë Conference League,” tha Szoboszlai, që më tej shtoi: “Në pjesën e parë, luajtëm shumë mirë. E kontrolluam të gjithë ndeshjen, ata mezi krijuan raste“. “Në pjesën e dytë, nuk e di, thjesht nuk bëjmë të njëjtat gjëra si në pjesën e parë. Pyetja është pse? Do të ulemi së bashku. Kjo është koha më e vështirë. Duhet të qëndrojmë së bashku“, shtoi Szoboszlai. “Nuk i dëgjova fishkëllimat në fund të ndeshjes, por mund t’i kuptoj...
Burimi:
telesport.al