“Nëse babai im ishte Zoti te Napoli, atëherë McTominay është Jezusi”
23 Mars 2026 17:32 Telesport Napoli bëri detyrën në ndeshjen e javës së 30-të në Serie A, duke fituar me rezultatin minimal 1-0 ndaj Cagliari-t, ku vendimtar ishte goli i Scott McTominay. Skocezi është shndërruar në një lojtar super të rëndësishëm për ekipin e drejtuar nga Antonio Conte, ku këtë sezon ka dhënë kontributin e tij edhe me 11 gola dhe 4 asiste. Ndërsa sezonin e kaluar ku Napoli fitoi edhe titullin, Tominay u shpall lojtari më i mirë i sezonit. Pas golit vendimtar për të mposhtur Cagliarin 1-0 të premten, Diego Armando Maradona Junior bëri një krahasim të jashtëzakonshëm, duke e ngritur në piedestal skocezin. “Pas babait tim, McTominay është lojtari më vendimtar në historinë e Napolit. Ne kishim Zotin te Napoli në formën...
Burimi:
telesport.al