Nelson Dida: “Këta janë tre portierët më të mirë në botë”

Nelson Dida: “Këta janë tre portierët më të mirë në botë”

13 Mars 2026 14:43 Telesport Legjenda e Milan-it, Nelson Dida, këmbëngul se Mike Maignan mbetet portieri më i mirë në botë. Dida ka punuar me Maignan në Milanello dhe thotë se francezi është portieri me performancën më të mirë në qarkullim. Ai tha: “Po, edhe për shkak të qëndrueshmërisë së tij. Pas tij do të zgjidhja Gigio Donnarumma të Manchester Cityt. Një tjetër që më pëlqen është David Raya i Arsenal-it”. Dida, në lidhje me betejën për titullin e Serie A, tha gjithashtu për La Repubblica: “Mendoj se Inter-i është ende favorit; ata janë një ekip i shkëlqyer. Milani duhet të vazhdojë të luajë më mirë, duke synuar të qëndrojë në katër vendet e para. Sigurisht, ka shumë ndeshje të mbetura. Çdo gjë mund të...