Në zi bota e futbollit/ Ndahet nga jeta në moshën 42-vjeçare pas betejës me kancerin futbollisti francez
Ish-futbollisti francez Thierry Steimetz ka ndërruar jetë në moshën 42-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin. Lajmi u konfirmua të dielën nga Unioni i Futbollistëve Profesionistë në Francë (UNFP). Steimetz, i lindur në Creutzwald, zhvilloi karrierën e tij në Francë, Luksemburg dhe Gjermani, duke luajtur edhe në fazat kualifikuese të Champions League dhe Europa League. Ai veshi fanellën e disa skuadrave të njohura si Lens B, Metz, si dhe klubit luksemburgas F91 Dudelange. Gjatë karrierës së tij numëroi afro 200 paraqitje, por u detyrua të tërhiqej nga futbolli në vitin 2017, pasi iu amputua një këmbë për shkak të një tumori malinj. Pas tërheqjes, Steimetz iu përkushtua trajningut dhe menaxhimit në nivele amatore në Francë. UNFP, në një deklaratë zyrtare, e cilësoi Steimetz si...
Burimi:
javanews.al