“Në verë ishte me dokumenta në dorë për t’u larguar, sot për Caken ka oferta të mëdha”, Zylbehari zbulon detaje: Në është ofruar shifër rekord 800 mijë euro

“Në verë ishte me dokumenta në dorë për t’u larguar, sot për Caken ka oferta të mëdha”, Zylbehari zbulon detaje: Në është ofruar shifër rekord 800 mijë euro

Faton Zylbehari ishte i pranishëm në emisionin “Mega Sport” në “A2 CNN” përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë. Zyrtari i Shkëndijës ka folur për suksesin e jashtëzakonshëm të kuqezinjve, të cilët përpos kualifikimit për të parën herë në Ligën e Konferencës, kanë arritur të kalojnë edhe në fazën me eleminim direkt të këtij kompeticioni. Zylbehari ka zbuluar se lojtarët e skuadrës nga Tetova tashmë kanë marrë oferta nga klube të huaja. Ndër futbollistët e pëlqyer në merkato janë Cake dhe Tamba, për të cilin ka mbërritur një ofertë rekord prej 800 mijë eurosh. “Shkëndija ka arritur suksesin më të madh jo vetëm në historikun e saj, por edhe në futbollin e Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm. Sigurisht që viti 2025 do të mbetet një panoramë...