Në Varshavë për historinë/ Mbyllet çatia e stadiumit, si priten të rreshtohen skuadrat
Shqipëria luan këtë mbrëmje në Varshavë për të shkruar historinë dhe për t’u afruar një hap më shumë me Botërorin 2026. Përballë Polonisë, kuqezinjtë do të kërkojnë të marrin vetëm fitoren, që do t’i dërgonte në finalet e play-off-it për një vend në Kupën e Botës “SHBA-Meksikë-Kanada”. Vendasit shihen favoritë në këtë takim nga ana e basteve, por kuqezinjtë do të tentojnë të përsërisin atë fitore historike tre vite më parë që na kualifikoi në EURO 2024. Sylvinho ka bërë zgjedhjet e tij sa i përket 23 lojtarëve që do të jenë në dispozicion për këtë duel, ndërsa në tribunë janë lënë Asani, Cake dhe Gripshi. Sfida do të startojë në orën 20:45 dhe të gjithë do të kenë mundësinë ta ndjekin drejtpërdrejt në DigitAlb.
Burimi:
ntv.al