Në rast se nuk vjen Alvarez, Barcelona zgjedh një emër tjetër të frikshëm për sulmin

Në rast se nuk vjen Alvarez, Barcelona zgjedh një emër tjetër të frikshëm për sulmin

11 Prill 2026 21:52 Telesport Tashmë dihet që objektivi kryesor i merkatos së ardhshme për Barcelonën është transferimi i Julian Alvarez, i cili shënoi një supergol nga goditja e dënimit ndaj katalanasve në “Camp Nou”, në ndeshjen e parë çerekfinale në Champions League, e cila u fitua 0-2 nga Atletico Madrid. Megjithatë, transferimi i argjentinasit duket një mision shumë i vështirë për Barcelonën dhe vetë katalanasit janë të vetëdijshëm për këtë gjë, ndaj po shqyrtojnë edhe alternativa të tjera. Mediet turke zbulojnë se Barcelona është vënë pas Victor Osimhen, i cili po shkëlqen te Galatasaray këtë sezon, ku ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë 7 asiste në 29 ndeshje. Nëse për Julian Alvarez, Barcelona është e detyruar të ofrojë mbi 120 milionë euro, për...