Në prag të ndeshjes Shqipëri-Poloni/ Policia polake ndalon festimet e shqiptarëve, kryen kontrolle të imtësishme

Në prag të ndeshjes Shqipëri-Poloni/ Policia polake ndalon festimet e shqiptarëve, kryen kontrolle të imtësishme

Në prag të ndeshjes me Poloninë, forcat e policisë polake janë të pranishme në çdo rrugicë të qytetit. Mediat kanë raportuar nga Varshava se policia ka ndaluar këngët dhe festimet e tifozëve shqiptarë. Përveç kësaj, ata kanë ushtruar kontrolle të imtësishme ndaj tifozëve, duke u kërkuar mjete identifikimi dhe duke i mbajtur të ndaluar për më shumë se 30 minuta.