Në prag të finales së madhe, Andres Iniesta merr propozimin e papritur nga Maroku

Në prag të finales së madhe, Andres Iniesta merr propozimin e papritur nga Maroku

18 Janar 2026 19:40 Telesport Pas pak, në Rabat, do të luhet finalja e madhe e Kupës së Kombeve të Afrikës, mes Senegalit dhe Marokut, vendit organizator. Nga shumë personazhe të ftuar për finalen e madhe bie në sy prania e Andres Iniesta-s. “The Athletic” zbulon se Iniesta nuk do të jetë thjesht një i ftuar nderi, por legjenda e Barcelonës ka marrë një propozim shumë interesant së fundmi nga Federata e Futbollit në Marok. Ende nuk saktësohet se çfarë propozimi konkret është, por mendohet të jetë për rolin e drejtorit sportiv ose si këshilltar tekinik për ekipin A dhe kombëtaret e moshave. Federata e Marokut vlerëson shumë përvojën e Andres Iniesta-s dhe e sheh atë si profilin e duhur për t’i besuar një rol...