Në MLS “çmenden” për francezin, ofertë e parezistueshme për Griezmann

Në MLS “çmenden” për francezin, ofertë e parezistueshme për Griezmann

24 Shkurt 2026 10:39 Alfred Lleshi Antoine Griezmann dhe Atlético Madridi mund t’i ndajnë rrugët më herët se sa pritej. Sulmuesi francez, me kontratë deri në qershor 2027, është në bisedime të avancuara me Orlando City të MLS për ta mbyllur karrierën në Florida. Sipas “The Athletic”, drejtori sportiv dhe menaxheri i përgjithshëm Ricardo Moreira ka udhëtuar disa herë në Madrid për ta bindur lojtarin për një transferim të menjëhershëm. Merkatoja në SHBA mbyllet më 26 mars dhe klubi amerikan beson te realizimi i një transferimi të madh. Orlando zotëron “discovery rights” të lojtarit, që i japin përparësi në negociata. Griezmann nuk e ka fshehur kurrë interesin për sportin amerikan dhe shpesh është parë në ndeshje të NBA-së. Edhe klube të tjera të MLS janë...