Në mesjavë përcaktohen gjysmëfinalistët e Kupës, Flamurtari largon Morieron dhe pret trajnerin e ri

Në mesjavë përcaktohen gjysmëfinalistët e Kupës, Flamurtari largon Morieron dhe pret trajnerin e ri

Adriatik BALLA Pas mbylljes së javës së 26-të të Superiores vëmendja kalon nga kampionati në kupë. kështu, sipas kalendarit, kjo mesjavë ka rezervuar zhvillimin e ndeshjeve të kthimit të fazës së çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë nga ku do të mësohen edhe skuadrat gjysmëfinalistet e kompeticionit të dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar. Në këto ndeshje, Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo vijnë me avantazhin e fitoreve të arritura në transfertë në ndeshjet e tyre të para dhe konsiderohen si favoritet për t’u kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Të gjitha ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të kompeticionit do të luhen të mërkurën e 4 marsit në dy fasha orare; në 16:30 do të jenë Partizani-Elbasani dhe Vllaznia-Bylis, ndërsa në orën 19:30 do...