Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën që gëzon Milanin dhe Juventusin
Nuk ka fitues në sfidën e rëndësishme mes Napolit dhe Romës e vlefshme për javën e 25 të Serie A. Në Maradona Stadium kjo përballje u mbyll me barazimin 2-2, një rezultat ky që gëzon më shumë Milanin dhe Juventusin Pjesa e parë e ndeshjes ishte me ritëm dhe u mbyll me barazimin 1-1. Roma ishte ajo që e nisi më mirë këtë përballje teksa mori avantazhin që në minutën e 7 me golin e Malen. Por kur sfida po shkonte drejt përfundimit të këtij 45 minutëshi, Napoli gjeti golin e barazimit me Spinazzolën. Skenari u përsërit edhe pas pushimit të ndeshjes me Romën që fitoi një 11 metërsh që u shndërrua në gol nga Malen që plotësoi dygolëshin personal duke u rikthyer në avantazh,...
Burimi:
sot.com.al