Në Madrid është vendosur! Ja kush do jetë truri i lojës së skuadrës
25 Janar 2026 11:28 Telesport Sipas gazetës “Marca”, Alvaro Arbeloa e sheh Arda Guler si figurën themelore të së ardhmes së Real Madridit. Trajneri ka identifikuar mesfushorin turk si organizatorin kryesor të lojës, duke i besuar një rol qendror në ndërtimin e ekipit për vitet në vijim. Plani është që 20-vjeçari të shndërrohet në boshtin e mesfushës, rreth të cilit do të strukturohet loja dhe do të diktohet ritmi i skuadrës. Potenciali i tij teknik dhe inteligjenca taktike e bëjnë atë një element thelbësor në projektin se klubit. Forma e shkëlqyer e turkut në javët e fundit ka konfirmuar pritshmëritë e larta ndaj tij. Performancat e qëndrueshme kanë treguar se ai po përshtatet gjithnjë e më mirë me kërkesat e futbollit të nivelit të lartë....
Burimi:
telesport.al