Në kafaz pas 2 vitesh e gjysmë, “luanesha” Nunes: Kam një plan për t’u rikthyer sërish kampione
E tërhequr nga kafazi që nga qershori i vitit 2023, “luanesha” braziliane Amanda Nunes do të rikthehet në aksion më 24 janar në eventin UFC-324. Ajo do të provojë të rimarrë titullin e peshës “bantamweight” (pesha deri 62kg) kundër ish-partneres së saj të stërvitjes dhe kampiones aktuale, amerikanes Kayla Harrison. E konsideruar nga shumë si “goat” e MMA-së për femra, Amanda e di se do të përballet me një Harrison shumë të ndryshëm nga koha kur stërviteshin së bashku. Për këtë arsye, braziliania garanton se i është përkushtuar me zell stërvitjes gjatë katër muajve të fundit. “Kanë kaluar dy vjet që kur kam dalë në pension dhe pothuajse asgjë nuk ka ndryshuar në Divizion. Praktikisht, vetëm kampionia ka ndryshuar“, tha Nunes në një intervistë, që...
Burimi:
telesport.al