“Në janar i thanë Tares që nuk kishin para, pastaj u shfaqën 35 milionë euro”, gazetari i del në mbrojtje Iglit: I ka arritur objektivat që kishte

“Në janar i thanë Tares që nuk kishin para, pastaj u shfaqën 35 milionë euro”, gazetari i del në mbrojtje Iglit: I ka arritur objektivat që kishte

E ardhmja e Igli Tares në rolin e drejtorit sportiv mbetet e pasigurtë. Ish-lojtari shqiptar është vënë në qendër të kritikave, duke e akuzuar për kryerjen e lëvizjeve të dobëta në merkato. Por në mbrojtje të tij ka dalë gazetari i njohur italian, Xhanluka Di Marcio. Ky i fundit ka thënë për “Sky Sport” se Igli Tare i ka arritur objektivat e tij. Së bashku me Alegrin, ata morën përsipër një ekip që përfundoi jashtë zonës Europianë dhe tashmë janë fare pranë kualifikimit për në Ligën e Kampionëve. Ndërkohë Di Marcio ka zbuluar se Tares iu komunikua nga klubi se nuk kishte mjaftueshëm para për merkaton, prandaj ai vendosi të merrte në Milano Fyllkrugun. Por në fund të merkatos u shfaqën 35 milionë euro për...