Në “ethet” e Botërorit/ Sylvinho dhe stafi i tij zbresin në terren, takojnë legjionarët kuqezi

Në “ethet” e Botërorit/ Sylvinho dhe stafi i tij zbresin në terren, takojnë legjionarët kuqezi

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, së bashku me stafin e tij teknik, kanë intensifikuar punën në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e fazës “play-off” të Botërorit 2026 ndaj Polonisë. Gjatë javëve të fundit, stafi teknik kuqezi ka ndjekur nga afër disa ndeshje të kampionatit “Abissnet Superiore”, për të vëzhguar lojtarët shqiptarë që aktivizohen në elitën e futbollit vendas. Mes takimeve të ndjekura kanë qenë Dinamo City – Vllaznia dhe Egnatia – Dinamo City. Paralelisht me ndjekjen e kampionatit vendas, Silvinjo dhe stafi teknik kanë qenë të pranishëm edhe në disa takime në arenën europiane. Në Portugali, ata ndoqën sfidën e Europa League, Porto – Rangers, për të vlerësuar nga afër paraqitjen e mesfushorit kuqezi Nedim Bajrami. Ndërkohë, në Itali, stafi teknik ishte i pranishëm në...