Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Ndryshon kalendari i Ligës së Kombeve: Kombëtarja shqiptare do të luajë 4 ndeshje radhazi
Vëmendja e madhe e Kombëtares shqiptare dhe e të gjitha skuadrave të tjera është në “Play Off”-in e Botërorit dhe më pas në eventin madhor që do të luhet në qershor dhe korrik. Megjithatë, UEFA paralelisht është duke vazhduar programin e saj për përgatitjen e Ligës së Kombeve të këtij viti. Shorti do të hidhet më 12 shkurt, ku Kombëtarja bën pjesë në Ligën C pasi nuk ia doli dot të qëndronte në Ligën B pas Europianit. Për herë të parë, ky kompeticion do të ketë një kalendar ndryshe. UEFA ka menduar që ndeshjet e para të grupeve të luhen të gjitha afër njëra-tjetrës. Pra, nga 26 shtatori deri më 6 tetor, Shqipëria, ashtu si gjitha shtetet e tjera, do të luajë 4 ndeshje. Futbollistët...