Ndryshojnë shpërblimet në sport, rregulla të forta për peshëngritjen dhe dopingun

Ndryshojnë shpërblimet në sport, rregulla të forta për peshëngritjen dhe dopingun

Këshilli i Ministrave ka mbyllur vitin 2025 me një vendim të rëndësishëm që riformaton skemën e shpërblimeve dhe trajtimit financiar për sportistët elitarë. Vendimi i ri sjell një ndarje të qartë mes sporteve olimpike dhe atyre jo-olimpike, si dhe rrit dietat ditore ushqimore. Ndryshimi më thelbësor në VKM është diferencimi financiar. Qeveria ka vendosur që shpërblimet e plota t’u shkojnë vetëm sporteve olimpike. Për sportet jo-olimpike, shpërblimi financiar për rezultatet në aktivitete ndërkombëtare (si Kampionate Botërore apo Evropiane) do të jetë sa 40% e vlerës që përfitojnë sportet olimpike. Megjithatë, për thyerjen e rekordeve, masa e shpërblimit mbetet 100%. Rregulli i ri për peshëngritjen Qeveria ka saktësuar se në sportin e peshëngritjes, sportisti do të shpërblehet vetëm për rezultatin përfundimtar në dygarësh (masa 100%). Kjo do...