Ndryshojnë sërish VKM-të, shtangistëve kampionë u njihet shpërblimi vetëm në dygarësh
Adriatik BALLA Në një postim në profilin e saj në facebook, trajnerja e peshëngritëses Enkileda Carja, Eglantina Kalemi, shkruan se me ndryshimet që po i ndodhin VKM-së për shpërblimin e sportistëve me medalje ndërkombëtare, duket se shtanga do ta humbasë rëndësinë e saj. Tashmë do të njihen vetëm medaljet në dygarësh për t’u shpërblyer dhe jo ato në tek stil, siç ishte vendosur vitet e fundit. Qëndrimi i trajneres Trajnerja Eglantina Kalemi ka shkruar shkurt, por mjaft qartë dhe saktë. Ajo është e shqetësuar për ndryshimet që parashikohen në VKM për vitin 2026, por nga ana tjetër edhe për mungesën e vlerësimit për sportisten e saj që cilësohet një xhevahir në peshëngritjen e femrave dhe me pritshmëri shumë të larta. “Zhgënjim total për Enkileda Carja....
Burimi:
sot.com.al