Ndryshojnë oraret e javës së fundit të fazës së tretë të Superiores
FSHF ka vendosur të ndryshojë oraret e sfidave të Javës së 27-të, e cila mbyll fazën e tretë të Kategorisë Superiore. Kjo javë do të jetë e ndarë mes të dielës dhe të hënës së ardhshme (8 dhe 9 mars), për shkak të zhvillimit të sfidave të Kupës së Shqipërisë në këtë mesjavë. Oraret e Javës së 27-të ndryshojnë duke u zhvendosur nga ora 13:30 në orën 15:00 për ato stadiume ku nuk ka ndriçim artificial. Ndeshjet e të dielës do të luhen në orën 15:00 dy sfida shumë interesante, Bylis-Vora dhe Tirana-Elbasani, që mund të jenë përcaktuese sidomos për zonën e rënies nga kategoria. Ndërkohë, në orën 18:00 do të luhet takimi mes Flamurtarit dhe Vllaznisë. Sa i përket të hënës, të dy sfidat...
Burimi:
sot.com.al