Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

Ajo që ndodhi në ndeshjet e ditës së diel në Premier League, ishte padyshim e pazakontë. Katër takimet e javës së 28-të, u mbyllën me rezultat të njëjtë. Sfidat Manchester United-Crystal Palace, Brighton-Nottingham Forest, Fulham-Tottenham dhe Arsenal-Chelsea u mbyllën të gjitha me shifrat 2-1 në favor të ekipeve vendase. Përveç rezultatit identik, dy prej këtyre përballjeve panë edhe ndëshkime me karton të kuq për ekipet mikpritëse, konkretisht mbrojtësi i Palace, Lacroix, dhe anësori i Chelsea-t, Pedro Neto. Sipas kompanisë së statistikave “Opta”, kjo është hera e parë në historinë e elitës së futbollit anglez që të gjitha ndeshjet e një dite me katër ose më shumë takime përfundojnë me rezultat të njëjtë.