Ndodh mrekullia në Lisbon! Sporting bën përmbysjen e madhe, por kualifikimi ende nuk është vendosur (video)
17 Mars 2026 20:38 Telesport Sporting Lisbon ka fituar 3-0 ndaj Bodo/Glimt në ndeshjen e kthimit në Champions League, për të përcaktuar ekipin e parë çerekfinalist. Norvegjezët kishin fituar me të njëjtin rezultat në ndeshjen e parë, ndaj ndeshja shkon në shtesë. Portugezët gjetën avantazhin në minutën e 34-të, falë golit të Gonçalo Inacio. Qendërmbrojtësi shënoi me kokë, pas krosimit nga këndi të Trincao. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Sporting. Në pjesën e dytë, portugezët shënuan edhe dy herë të tjera. Në minutën e 61-të, pas një pasimi të mrekullueshëm të Catamo dhe asistit të Luis Suarez, ishte Pedro Goncalves që dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 77-të, ishte Luis Suarez që shënoi golin e tretë nga pika e bardhë e penalltisë, pas...
Burimi:
telesport.al