Ndeshjen e fundit e luajti përballë Shqipërisë, ylli anglez u jep lamtumirën “Tre Luanëve”
Kajl Uoker ka vendosur që të mbyllë karrierën e tij me ekipin përfaqësues, një vendim që e ka bërë publik tre muaj para zhvillimit të Kupës së Botës, ku padyshim nuk do të ishte protagonist me “tre luanët”. Anësori i djathtë i mbrojtjes, ka dalë nga preferencat e Tomas Tuhel dhe shanset për të që të grumbullohej ishin minimale. Kësisoj, futbollisti 35-vjeçar, i cili aktualisht aktivizohet me Bërnlin në Premier Ligë, ka vendosur që të largohet nga përfaqësuesja, me të cilën ka luajtur 96 ndeshje. E fundit ishte ajo ndaj Shqipërisë në marsin e vitit të kaluar, e mbyllur me shifrat 2-0 për ekipin anglez. “Të luaj për Anglinë ka qenë gjithmonë nderi më i madh i karrierës sime. Sa herë që e vishja fanellën,...
Burimi:
vizionplus.tv