Ndeshja Sllovaki-Kosovë, publikohen formacionet zyrtare
Kosova është më pranë se kurrë kualifikimit në një turne madhor. Pengesa e parë për në finalet e Botërorit 2026 është Sllovakia, sot në Bratislavë. Në rast suksesi me Sllovakinë, Kosova do të luajë për një vend në finalet e Kupës së Botës me fituesin e përballjes Turqi – Rumani. Dardanëve u mungojnë disa lojtarë, mes tyre kapiteni Amir Rrahmani, i cili është i dëmtuar. Pak minuta para fillimit të ndeshjes, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare për këtë përballje. FORMACIONET ZYRTARE: Sllovakia: Dubravka, Valjent, Vavro, Obert, Hancko, Bero, Lobotka, Duda, Sauer, Strelec, Haraslin. Kosova: Muric, Dellova, Hajrizi, Hajdari; Vojvoda, Hoxha, Rexhbecaj, Muslija, Gallapeni; Asllani, Muriqi.
Burimi:
javanews.al