Ndeshja/ Shqipëria U-17 luan miqësoren me Letoninë, humb me shifrat 2-3
Vijojnë ndeshjet e skuadrave kombëtare të moshave sipas kalendarit të parashikuar më parë nga federate Shqiptare e Futbollit. Kështu, përfaqësuesja e Shqipërisë U-17 luajti mesditën e djeshme ndeshjen e parë miqësore kundër Letonisë në “Shtëpinë e Futbollit”. Kuqezinjtë e vegjël, të drejtuar nga trajneri Armand Dama u mposhtën me rezultatin 2-3. Trajneri Dama e nisi takimin miqësor me këtë formacion: Simon Lleshi (GK), Jonas Nushi, Sebastian Amataj, Dennis Etore Pierro, Kostantinis Varesi, Matias Zogu, Mattias Allasufi, Armend Muslika (c), Francesko Matjani, Delis Gjeci dhe Ermal Ymeri. Miqtë kaluan në avantazh të parët, falë golit të realizuar nga Bruno Jirgensons në minutën e 11-të. Kuqezinjtë nuk u dekurajuan, por kërkuan të rikthejnë baraspeshën duke krijuar disa mundësi të mira. Në minutën e 34-t, Francesko Matjani realizoi...
Burimi:
sot.com.al