Ndeshja Shqipëri-Poloni/ Kryeqyteti polak ‘vishet’ kuqezi! Nis festa e shqiptarëve me tupana e këngë patriotike
Sot në orën 20:45 në stadiumin ‘PGE Arena’ të Varshavës luhet ndeshja Poloni – Shqipëri, e vlefshme për gjysmëfinalen play-off të Kupës së Botës 2026. Kjo është një sfidë historike për tanët, pasi për herë të parë kuqezinjtë garojnë në këtë fazë. Në rast se kombëtarja shqiptare e futbollit kalon sot Poloninë në ndeshjen teke, pas katër ditësh do përballet në transfertë me fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi, për të ëndërruar më pas një biletë për në finalet e Kupës së Botës 2026, që këtë vit zhvillohen nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Sa i takon atmosferës, prej mëngjesit të sotëm në rrugët e Varshavës ka nisur festa me këngë dhe valle patriotike, teksa shqiptarët e kanë ‘ngjyrosur’...
Burimi:
sot.com.al