Ndeshja Poloni – Shqipëri, hapet procesi i aplikimit për shortin e biletave
Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se është hapur procesi i aplikimit për shortin e biletave për ndeshjen Poloni – Shqipëri, e vlefshme për fazën play-off të Kampionatit Botëror 2026, që do të luhet më 26 mars në Varshavë. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes linkut Shorti për aplikimin e biletave Poloni – Shqipëri, duke ndjekur të njëjtën procedurë si për blerjet e mëparshme online. Si të aplikoni: Të gjithë tifozët që dëshirojnë të aplikojnë duhet të regjistrohen paraprakisht në platformë duke krijuar një llogari personale ose duke përdorur një llogari ekzistuese. Çdo individ do të ketë mundësi të aplikojë vetëm për dy bileta, pa mundësi për të kërkuar më pak apo më shumë. Afatet dhe procesi i përzgjedhjes: Procesi i aplikimit...
Burimi:
sot.com.al