Ndeshja me Shqipërinë, Moderi: Kemi një plan për të “thyer” kuqezinjtë

Ndeshja me Shqipërinë, Moderi: Kemi një plan për të “thyer” kuqezinjtë

Futbollisti i Polonisë Jakub Moderi ka folur për ndeshjen me kuqezinjtë, duke theksuar se do ua bëjë shumë të vështirë sfidën. Sipas tij  presioni është i madh në kampin bardhekuq, megjithëse më tej shton se të gjithë lojtarët janë të aftë ta përballojnë trysninë e një sfideje të tillë. “Nuk do të jetë e lehtë. Janë një ekip që mbrohen shumë mirë dhe pësojnë pak gola. Çelësi do të jetë gjetja e një mënyre për të thyer mbrojtjen e tyre. Ne kemi një plan, por mbetet për t’u parë. Ka gjithmonë presion, nuk mund t’i shpëtosh dot. Mendoj se secili lojtar në Kombëtare ka luajtur tashmë në ndeshje të një rëndësie të caktuar. Secili mund ta përballojë presionin individualisht. Gjithashtu, ne do të jemi gati...