Ndaloi City, trajneri i Bournemouth: Shpresoj që Arteta të më dërgojë një shishe shampanjë

Ndaloi City, trajneri i Bournemouth: Shpresoj që Arteta të më dërgojë një shishe shampanjë

Andoni Iraola shpreson në një gjest të vogël nga kolegu Mikel Arteta, shoku i tij i fëmijërisë, pasi i dha Arsenal titullin e Premier League. Të martën, Bournemouth i spanjollit barazoi 1-1 ndaj Manchester City dhe njëkohësisht ndihmoi “topçinjtë” të fitonin ligën për herë të parë në 22 vjet. I pyetur pas ndeshjes për mundësinë e marrjes së një shishe shampanje nga bashkatdhetari i tij, Iraola u rrëfye, me një buzëqeshje, se do të ishte më e pakta që mund të bënte. “Do të ishte mirë. Të paktën diçka! Nuk e kam parë ende telefonin tim, por duhet të kem të paktën një mesazh“, tha Iraola. “Por nuk ishte për shkak të kësaj ndeshjeje. Ata ndoshta do të kishin fituar gjithsesi. Jam i lumtur për...