Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump
Presidentja e IOC, Kirsty Coventry, e para grua në këtë detyrë, deklaroi se të gjitha sportistet që marrin pjesë në garat olimpike të Los Angeles 2028, do t’i nënshtrohen testimeve gjenetike për të konfirmuar se janë biologjikisht femra. “Ato ç’ka kemi shpallur janë politika të bazuara në shkencë dhe të udhëhequra nga ekspertë mjekësorë. Në Lojërat Olimpike edhe diferencat më të vogla mund të përcaktojnë fituesin, ndaj nuk do të ishte e drejtë që meshkujt biologjikë të garojnë në kategorinë e femrave. Në disa sporte, kjo mund të jetë edhe e pasigurt”, u shpreh ajo. Ky vendim vjen pas disa vitesh debat mbi pjesëmarrjen e sportisteve transgjinore dhe u përshëndet menjëherë nga Shtëpia e Bardhë, e cila theksoi se Trump kishte nënshkruar një urdhër ekzekutiv...
Burimi:
javanews.al