Ndalet nga Zhirona, Real ‘dorëzon’ La Liga-n
Vijon ecuria negative e Real Madrid. Pas dështimit në Champions me Bajernin, këtë mbrëmje për javën e 31-të në La Liga skuadra e Arbeloas u frenua nga një skuadër katalanase si ajo e Zhironës. Shifrat përfundimatrë janë 1-1 duke bërë që Barcelona e vendit të parë në rast fitorje nesër në derbi me Espanjol të shkëputet me 9 pikë. Goli i Valverde në start të së dytës (51′) u barazua shpejt nga Lemar (61′). Kjo është situata më e vështirë sezonale e Los Blancos duke mbetur në fije të perit për të marrë së paku një trofe përgjatë 2025/26. Për momentin trajneri Arbeloa duket njeriu më i paduhuri te kjo skuadër. U mund në tre ndeshjet e fundit nga Majorka, Bajerni (vajtje Champions) dhe sot...
Burimi:
sportiim.al