Burimi:
sportiim.al
Foto © sportiim.al
Ndahet nga jeta Ismet Bellova, zëri legjendar i komentimit të ndeshjeve të futbollit në Shqipëri
Me hidhërim të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Ismet Bellovës, një prej figurave më të mëdha të sportit dhe gazetarisë sportive shqiptare, mësues, gazetar dhe komentator që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e mikrofonit dhe edukimit fizik në vend. Me largimin e Ismet Bellovës, gazetaria sportive shqiptare humbi jo vetëm një profesionist të jashtëzakonshëm, por një pasuri kombëtare, një vlerë të rrallë radiofonike dhe një shkollë të vërtetë të gazetarisë sportive, nga e cila u formuan e u frymëzuan breza të tërë. Ismet Bellova lindi në Tiranë më 1 qershor 1934. Arsimin e lartë e përfundoi në ILKF “Vojo Kushi” në vitin 1960, duke u përkushtuar më pas me pasion dhe dinjitet profesionit të mësuesit të edukimit fizik, si edhe gazetarisë sportive. Ai...