Ndahet nga jeta Ismet Bellova, komentatori i rrallë i ndeshjeve sportive

Ndahet nga jeta Ismet Bellova, komentatori i rrallë i ndeshjeve sportive

Adriatik BALLA Në mesnatën e së shtunës u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare Ismet Bellova, radiokronisti i shquar i sportit, njeriu me zërin brilant dhe që përçoi tek dëgjuesit e Radio Tiranës emocione të papërshkruara. Ai mbetet ndër korifenjtë e mikrofonit sportiv, mësuesi më i mirë për gazetarët sportivë dhe njëherësh komentatori unikal i ndeshjeve të futbollit. Të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëllimit për humbjen e Bellovës nga FSHF, klubet sportive dhe njerëz të ndryshëm të sportit, kulturës dhe politikës. Sipas shumë analistëve, zëri i tij u bë pjesë e pandashme e historisë së sportit dhe medias shqiptare. Zëri i tij kumbues dhe timbri i veçantë tashmë do të dëgjohen vetëm në fonotekën e Radio Tiranës dhe në arkivat sportive të RTSH, por...