Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

Qyteti i Gjirokastrës është zgjuar sot me një lajm të trishtë, teksa është mësuar se është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare një nga figurat më të shquara të Luftëtarit ndër vite, ish-portieri Miço Çaro. Për dekada ai nuk ka qenë thjesht një portier, por simbol i pathyeshmërisë në fushën e blertë. Miço Çaro ia dedikoi jetën sportit me një pasion të rrallë. Ai zë një vend të rëndësishëm në historinë e Luftëtarit, duke qenë shtylla e ekipit nënkampion të vitit ’78-’79. Ka qenë një frymëzim për të gjithë ata që donin të bëheshin portierë dhe nga puna e tij lanë dalë emra si, Ksenofon Çaro, Çumaku, Lamaj e Guri. Ka jetuar në Greqi, por zemrën dhe mendjen e ka pasur gjithmonë te Luftëtari dhe...