Ndahet nga jeta Eksarko, Duka: Humbje e madhe

Ndahet nga jeta Eksarko, Duka: Humbje e madhe

Paraditen e sotme është ndarë nga jeta në moshën 66 vjeçare ish mbrojtësi i Partizanit dhe Kombëtares kuqezi Krsitaq Eksarko. Ai ka qenë pjesë e Partizanit për 7 vite në periudhën 1980 – 1987, duke fituar edhe një titull kampion të Shqipërisë. Ka reaguar edhe presidenti Armand Duka në një postim në rrjete sociale: “Një lajm shumë i trishtë për futbollin shqiptar në këtë fundvit. Ndarja nga jeta e Kristaq Eksarkos, ish-futbollist i Kombëtares dhe i Partizanit, është një humbje e madhe për komunitetin tonë. Kristaq Eksarko ishte pjesë e një brezi që la gjurmë në historinë e futbollit shqiptar. Ai kontribuoi me profesionalizëm dhe përkushtim si me fanellën e Kombëtares, ashtu edhe me atë të Partizanit. Dy tituj kampion dhe një Kupë Republike të...