Natë e trishtë për Italinë, Botërori i tretë jashtë, bie dhe Danimarka

Natë e trishtë për Italinë, Botërori i tretë jashtë, bie dhe Danimarka

Italia fundoset në Zenica nga Bosnje&Hercegovina në finalen për një biletë të Kupës së Botës 2026. Gjithçka u përcaktua nga penalltitë me vendasit të cilët luajtën në këtë takim me një lojtarë më shumë që pas daljes me të kuqe të Bastonit në të 41′. Me ‘shpirt ndër dhëmbë’ italianët e Gatuzos shkuan deri te penalltitë por aty dështuan e bashkë me të regjistrojnë herën e tretë radhazi jashë një Botërori. Kombëtarja e Sergej Barbarez (Bosnje) bën gati axhendën e eventit global që nis më 11 qershor. Humb me penallti edhe Danimarka. Një tjetër skudër që ishte favorite. U ndal nga Çekia që fitoi 3-1 nga goditjet e 11 metëshave. Ndeshja e rregullt përfundoi 1-1. Në shtesë sërish pati barazim me nga një gol për...